Saranda - ku punova njė jetė tė tėrė
Nė Sarandė kam punuar
njė jetė tė tėrė dhe ruaj kujtime e mbresa tė shumta e tė pashlyeshme. Ėshtė kjo njė ndėr arsyet pse do tė shkruaj diēka mė
gjatė pėr kėtė qytet, pėr disa tė dhėna historike
nga lashtėsia e deri nė okupimin fashist, pėr shkollat para e pas ēlirimit,
pėr ngjarjet e ditėve tė pushtimit, tė viteve tė Luftės Nacionalēlirimtare etj.
Onhezmi
i lashtė
Dėshiroj tė jap pėrmbledhtas
disa tė dhėna historike pėr lashtėsinė e qytetit tė Sarandės, duke menduar se kėto kujtime mund tė lexohen edhe nga ata qė
nuk e njohin prejardhjen e kėtij qyteti.
Burimet historike tregojnė se Onhezmi i lashtė bėnte pjesė nė zonėn e fiseve ilire tė Kaonisė, i ngritur afėrsisht
aty ku ėshtė Saranda e sotme. Tė dhėnat e para tė shkruara na jepen nė fillimet
e shekullit tė parė para epokės sė re nga konsulli romak Ciceroni, qė e paraqet
Onhezmin si njė liman tė vogėl, por tė pėrshtatshėm pėr lundrim, tė favorizuar
dhe nga era juglindore qė frynte nė kėto brigje e qė vendasit e quanin “onhezmites”,
nga thuhet se ka marrė emrin dhe porti-qytet.
Nė shekullin e parė para
epokės sė re e pėrmend nė librat e tij edhe gjeografi grek Straboni, kur e radhit Onhezmin nė limanet pėrballė Korfuzit tė
sotėm, krahas limaneve tė tjerė mė tė mėdhenj. Dhe vazhdon pėrmendja aty-kėtu e Onhezmit me emra tė pėrafėrt edhe nga historianė,
gjeografė e udhėtarė tė tjerė tė mėvonshėm, nga shekulli i dytė deri nė tė gjashtin pas epokės sė re.
Limani, siē i ka mbetur
emri gojė pas goje nė breza, e vėrtetuar edhe me dokumente tė shkruara, kryesisht nga tė huajt, ėshtė pushtuar e shkatėrruar disa herė. Rėndėsia e qytetit zbehet e bie sidomos pas shekullit VI tė epokės
sė re, kur Onhezmi pushtohet nga invazioni barbar i Ostrogotėve, tė cilėt e shkatėrruan plotėsisht.
Pushtimet e dyndjet e
tė huajve bėnė qė qyteti tė zhvendosej herė nė kodrėn e Qafės sė Gjashtės e herė nė kodrėn e Lėkurėsit. Nė tė parėn ėshtė
ngritur dhe Manastiri i 40 Shenjtorėve, ndėrsa nė tjetrėn ėshtė ndėrtuar njė kėshtjellė mbrojtėse.
Njė kėshtjellė mbrojtėse ėshtė ngritur edhe
brenda Onhezmit. Rrėnojat e saj duken qartė edhe sot nė disa zona tė Sarandės, tė mbetura tė zbuluara nga koha, apo tė nxjerra
nė dritė nga gėrmime arkeologjike. Llogaritet qė perimetri i murit rrethues tė kėshtjellės tė jetė afėr njė kilometėr, me lartėsi rreth 6 metra. Nė gjithė perimetrin e murit qenė ndėrtuar shumė kulla mbrojtėse.
Mbeturinat e njėrės prej tyre gjenden edhe sot e kėsaj dite brenda nė det, pėrballė shėtitores, ku ėshtė sot busti i Hasan
Tahsinit.
Dėshmi pėr lashtėsinė
e Sarandės janė edhe mozaikėt e shumtė tė zbuluar kohėt e fundit. Ata janė tė vendosur kryesisht jashtė mureve rrethues tė Onhezmit antik, ēka dėshmon dhe pėr
shtrirjen mė tė gjerė tė qytetit, sidomos nė shekujt e dytė dhe tė tretė tė epokės sonė, kur mendohet se datojnė ndėrtimet
e kėtyre mozaikėve.
Mozaiku mė interesant,
nė gjendje mė tė mirė, ėshtė ai i zbuluar nė dyshemenė e postės sė re. Pėrmasat
e tij janė goxha tė mėdha: 11x18 metra, por mendohet se shtrihet dhe nė dhoma tė tjera tė pa gėrmuara ende. Ėshtė njė mozaik
i bukur, me motive gjeometrike rrethore, qė ka nė mes tė emblemės njė delfin qė po zhytet nė ujė. Nė kėtė mozaik ka edhe figura
tė tjera tė bukura, siē ėshtė ai i njė palloi qė pi ujė.
Siē thamė mė lart, pas shekullit tė X e tė XI tė epokės sonė, kur u bė zhvendosja e popullatės nė kodrat mbi det pėr
mbrojtje nga tė huajt, dhe veēanėrisht nė kohėn e pushtimit Osman, qyteti e humbi
rėndėsinė e tij dhe pothuajse nuk pėrmendet mė nė dokumentet historike.
Nė
shekullin XIX, siē tregojnė tė moshuarit, por edhe dokumentet e shkruara, Saranda vendoset pėrsėri nė trevėn e mėparshme,
buzė detit e rrėzė kodrave pėr rreth. Nė kėtė kohė shėrben si njė port i vogėl, ku vepron dhe njė garnizon ushtarak turk,
njė doganė e disa ndėrtesa.
Pikėrisht gjatė kėsaj
kohe dhe saktėsisht nė vitet 1874-1876 nė doganėn e Sarandės, disa metra pranė buzės sė Jonit,
ka punuar edhe poeti ynė kombėtar Naim Frashri. Kushedi sa herė, kur isha mėsues nė Sarandė, shkonim me nxėnėsit te vendi i doganės, ku njiheshim me jetėn e veprat e Naimit dhe recitoheshin vjershat e tij lirike e patriotike. Kjo godinė nė vitin 1979 u kthye nė muze tė arsimit,
ku u bė njė punė e lavdėrueshme e plot pasion pėr tė pasqyruar etapat mė tė rėndėsishme tė arsimit nė rrethin e Sarandės.
Nuk e di saktėsisht se
kur filloi tė emėrtohet qyteti me emrin Sarandė, emėr qė rrjedh nga Manastiri i 40 Shenjtorėve, (“saranda” nė
greqisht i thonė numrit dyzetė). Kjo mendohet tė ketė ndodhur nė fillimet e shekullit tė kaluar. Por deri aty nga viti 1920
qyteti kishte pak ndėrtesa, disa prej tė cilave u ngritėn gjatė Luftės sė Parė
Botėrore nga pushtuesit italianė. Mė shumė kishte baraka punėtorėsh, ndėrtuar kryesisht me dėrrasa. Shumica e banorėve ishin punėtorė dhe shėrbenin nė port pėr ngarkimin e shkarkimin e anijeve tregtare, apo dhe
nė peshkim. Kishte dhe pak familje tė pasura, qė merreshin kryesisht me tregti.
Nė kohėn e pushtimit turk
Sulltan Hamiti e shpalli Sarandėn prone private. Mbreti Zogu i Parė e mori si dhuratė nga Parlamenti i kohės dhe donte ta
quante Zogaj. Benito Musolini e pėlqeu qytetin dhe ia vuri emrin Porto Eda, sipas emrit tė vajzės sė tij.
Por
asnjė nga emrat nuk i rezistoi kohės. Edhe sot e kėsaj dite qyteti i bukur buzė Jonit, “perla e jugut”, vazhdon
e do tė vazhdojė tė quhet Sarandė.
Mėsues
dhe kujdestar nė Konviktin “Ēamėria”
E prita me shumė dėshirė
transferimin tim nga Pėrmeti pėr nė Sarandė. Theksova dhe mė lart se nė Pėrmet
hodha bazat praktike tė formimit tim si mėsues, edhe falė ndihmės sė kolektivit pedagogjik, por dhe tė zellit tė nxėnėsve
e dashamirėsisė sė prindėrve pėr shkollėn. Por isha i martuar e larg nga familja. Mė duhej
qė disa herė nė vit, nė pushime, festa, apo pėr raste tė veēanta, tė udhėtoja nė kėmbė ditė e natė, edhe rrugė e pa
rrugė, pėr tė arritur nė Fterrė, pranė familjes.
Saranda ishte ndryshe.
E kisha mė afėr shtėpisė, por ishte dhe njė qytet i bukur nė bregdet. Me sa kisha marrė vesh, edhe kushtet e punės e tė jetesės
do tė ishin mė tė mira.
Nė mbarim tė gushtit tė vitit 1931 u njoftova gojarisht pėr transferimin
nė Sarandė. Pas pak kohe mė erdhi njoftimi zyrtar dhe fillova punė njėkohėsisht edhe si mėsues nė klasėn e parė tė shkollės
fillore, edhe si kujdestar i Konviktit “Ēamėria”, qė ishte ēelur rreth tre vjet mė parė. Edhe nė Sarandė kishte
mėsues nga tė Normales, me disa prej tė cilėve njihesha qė mė parė. Por ishte dhe Xhevdet Kofina, nipi im nga Fterra, qė mė
kishte pritur e ndihmuar nė Normale.
Saranda e atyre viteve
ngjante me njė kantier buzė detit. Madje vetė banorėt e saj e tė rrethinave e emėrtonin me emrin Skelė, qė kishte kuptimin port detar. Se pikėrisht duke qenė buzė detit Jon, ajo ishte njė port me vlerė tė madhe pėr kohėn. Kishte pak ndėrtime me gurė, tė shumtat qenė baraka me dėrrasa. Ndėr organet
zyrtare mbaj mend se ishin Nėnprefektura, Rrethkomanda, Rekrutimi, Bashkia, Posta, Dogana e ndonjė tjetėr. Kishte dhe disa
punishte tė vogla, pronė e tregtarėve vendės, pak dyqane dhe ndonjė kafene e
restorant.
Numri i paktė i banorėve, 15 - 25 familje nga vitet 1916-1920, bėri qė edhe shkolla e parė shqipe kėtu tė ēelet
me vonesė. Tė dhėnat tregojnė se ajo u ēel nė vitin shkollor 1919-1920, me mėsues Sejfudin Tatėzatin, me njė klasė me rreth
20 nxėnės tė moshės 7-12 vjeē. Shkolla punonte nė njė barakė me dy dhoma dhe nė kushte tė vėshtira pėr bazė materiale e mėsimore.
Ndėrkohė, nė Delvinė e Konispol, por dhe nė shumė fshatra tė tjera tė zonės, shkollat qenė hapur disa vite mė parė dhe kishin
arritur pėrparim.
Me
pėrkushtim nė detyrėn e re
Ky ishte afėrsisht qyteti
i Sarandės nė prag tė viteve ‘30, kur unė fillova aty detyrėn e mėsuesit.
Nė bazė tė qarkores Nr.
3138/1 datė 7.10.1931 tė Ministrisė sė Arsimit, pėr vitin shkollor 1931-1932 unė u emėrova si mėsues nė shkollėn fillore tė
Sarandės me rrogė mujore 160 Franga Ari. Kėtė e dėshmon edhe shkresa origjinale.
Por le tė japim fillimisht
disa tė dhėna tė shkurtra pėr gjendjen e shkollės fillore tė Sarandės nga ēelja e saj mė 1920 e deri sa fillova unė punėn,
mė 1931, sipas dokumenteve tė shkollės dhe kujtesės sime.
Nė vitin shkollor 1920-1921,
sikurse kemi thėnė, shkolla kishte rreth 20 nxėnės dhe njė fuqi mėsimore, Sejfundin
Tatzatin. Nė vitet 1921-22 bėhen dy klasė dhe numri i nxėnėsve arrin deri nė
40, shtohet dhe njė mėsuese, Lufto Toto. Mė 1923-24 bėhen tri fuqi mėsimore me katėr klasė e rreth
50-60 nxėnės. Mėsues janė K.Mitrijorgji, Haki Tahiri dhe L.Toto. Mė 1924-25 bėhen rrreth 70 nxėnės nė pesė klasa e
tre mėsues, Koēo Cinxo, Haki Tahiri e Ikbale Ēika. Mė 1925-26 nuk ndryshon numri i nxėnėsve dhe i klasave. Janė pėrsėri tre
mėsues, Xhelal Berberi, Ahmet Demi e Ikbale Ēika. Mė 1926-27 bėhen katėr fuqi mėsimore, Xhelal Berberi, Sokrat Kutra, Ahmet
Demi e Safet Gjata. Numri i nxėnėsve arrin deri nė 100. Nė vitin shkollor 1927-28
shtohen dhe dy fuqi mėsimore, bėhen gjashtė, Pashuk Ndokilia, Xhelal Berberi, Sokrat Kutra, Spiro Popa, Safet Gjata dhe Ahmet
Demi. Numri i nxėnėsve arrin gjer nė 150. Nė vitin pasues ēelet dhe Konvikti “Ēamėria”
me rreth 40 konviktorė dhe numri i nxėnėsve nė shkollė arrin rreth 200. Mbeten po tė gjashtė fuqitė mėsimore tė vitit tė kaluar,
por tashmė Pashuk Ndokilia emėrohet drejtor dhe Xhelal Berberi e Spiro Popa janė dhe kujdestarė konvikti. Nė vitin shkollor
1929-30 punohet me pesė klasa e pesė fuqi mėsimore. Personeli mėsimor pėrbėhet
nga Hiqmet Roshi drejtor, mėsues e kujdestarė konvikti Xhevdet Kofina e Xhelal Brberi dhe mėsues Safet Gjata e Ahmet Demi.
Nė vitin shkollor 1930-31 u bėnė gjashtė fuqi mėsimore, sepse u shtua dhe numri i konviktorėve. Drejtor ishte Hiqmet Roshi,
kujdestarė nė konvikt Xhelal Berberi e Xhevdet Kofina, mėsues Irfan Roshi, Safet Gjata e Qamil Izeti.
Pėr personelin e viteve
1931-1940, kur unė fillova punėn nė Sarandė, si mėsues dhe kujdestar nė konviktin “Ēamėria”, do tė shkruaj mė
poshtė, nė kapitujt pėrkatės.
Nė Sarandė, nė periudhėn
e mbretėrisė sė Zogut, punova si mėsues gati dhjetė vjet, qė nga viti 1931 e
deri nė fund tė vitit 1939. Mbi pesėmbėdhjetė vjet punova nė Sarandė mbas Ēlirimit si drejtor
nė shkollė, nė Shtėpinė e Fėmijės dhe zėvendės drejtor nė konviktin e nxėnėsve tė shkollės shtatėvjeēare.
Me qė nuk mė mungonte
pėrgatitja shkencore e pedagogjike, punova me ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie pėr detyrėn e shenjtė tė mėsuesit dhe edukatorit,
bėra tė gjitha pėrpjekjet qė tė radhitesha edhe unė ndėr mėsuesit e drejtorėt e mirė qė kishin punuar e punonin nė atė qytet, qė u bė pėrfundimisht si vendlindja ime e dytė. Banorėt e Sarandės, sa arsimdashės aq dhe
mikpritės, mė kanė mbėshtetur, mė kanė ndihmuar, mė janė bėrė krahė tė fuqishėm nė gjithė veprimtarinė time arsimore. Dua, me kėtė rast, t’i falėnderoj nga zemra
dhe jo vetėm pėr mbėshtetjen, por edhe pėr vlerėsimin qė mė kanė bėrė
herė pas here, bile edhe mbas daljes nė pension.
Sado qė qyteti shtohej
nga viti nė vit, sidomos pas ēlirimit, nuk kishte asnjė banor, tė moshuar apo nxėnės, qė unė tė mos e njihja, tė mos e thėrrisja
nė emėr, tė mos dija pėr gjendjen ekonomike, hallet e shqetėsimet qė kishin.
Kjo mė ndihmonte shumė edhe nė punėn e shkollės, pėr kujdesin pėr secilin fėmijė, pėr taktin e durimin nė mėsimin dhe edukimin
e tij. Kurrė nuk mund tė arrija ato rezultate tė mira nė shkollė, pa pasur ndihmėn e pėrkrahjen e familjeve sarandjote.
E them me sinqeritet dhe
me bindje se pa Sarandėn, pa mbėshtetjen e saj tė veēantė, pa njerėzit e saj fisnikė dhe nxėnėsit e zgjuar e tė pėrkushtuar
nė mėsime, unė nuk do tė kisha arritur tė merrja titujt e lartė “Mėsues i merituar” dhe “Mėsues i Popullit”.
Si nė kohėn e mbretit Zog, si pas Ēlirimit kur isha nė detyrė, por edhe sot qė jam nė moshė tė thyer, banorėt e Sarandės dhe
nxėnėsit e mi tė rritur mė kanė thirrur e mė thėrrasin Zoti Lame. Ata kanė treguar e tregojnė respektin e tyre, por dhe unė
kėnaqem e u shpreh mirėnjohjen.
Nuk mund tė lė nė kėto
kujtime pa pėrmendur kolektivat e mėsuesve e tė drejtuesve me tė cilėt kam punuar nė Sarandė. Nė vitet 30, kur unė sapo kisha
mbaruar Normalen dhe erdha nė Sarandė nga Pėrmeti me dy vjet pėrvojė pune, kolektivi i shkollės dhe i konviktit m’u
bė si njė familje dhe njė shkollė e dytė. Tė gjithė drejtorėt e shkollės e tė Konviktit “Ēamėria”, por sidomos
i nderuari Sadi Pejani, mė kanė mbajtur afėr, mė kanė ndihmuar pėr tė rritur
aftėsitė pedagogjike, mė siguruan kushte pune e jetese. Po ashtu, nuk mund tė harroj mėsuesit e nderuar, Xhelal Berberi e
Xhevdet Kofina, qė ishin nė moshė e me pėrvojė mė tė madhe. Shembulli i tyre dhe ndihma konkrete u bėnė burim frymėzimi pėr mua.
Po kėshtu, kanė ndikuar shumė nė punėn time dhe mėsuesit Muhamet Golemi, Ahmet Demi, Qamil Izeti e tė tjerė.
Tė tilla, tė pėrkushtuara,
tė arsimuara dhe tė lidhura ngushtė me shkollėn e familjet e nxėnėsve kanė qenė edhe kolektivat pedagogjike tė periudhės sė
pasēlirimit. Duke qenė nė detyra drejtuese, jam pėrpjekur qė jo vetėm t’i kontrolloj, t’i ndihmoj e kėshilloj, sidomos mė tė rinjtė, por edhe tė mėsoj prej tyre. Shumė mėsues gjatė kėsaj periudhe
kishin mbaruar shkolla tė larta dhe kishin njohuri tė sakta shkencore e pedagogjike. Por edhe ne, si brez mė i vjetėr, kishim
mė tė madhe pėrvojėn. Duke i bashkėrenduar kėto brenda kolektivit pedagogjik, unė pėrpiqesha qė harmonia midis brezave e mbarėvajtja nė mėsim e nė edukim tė arrinin pikėn mė tė lartė tė mundshme.
Dhe mendoj se ia kemi
arritur. Shkolla nė Sarandė krijoi njė traditė tė mirė, njė traditė qė ėshtė ngritur tani qė po shkruaj kėto radhė shumė e
shumė mė lart. Mė bėhet zemra mal kur lexoj nė gazeta, dėgjoj nė radio e shikoj nė televizor se shkollat e Sarandės, nxėnėsit
e Sarandės janė ndėr mė tė dalluarit nė Shqipėri. Ėshtė edhe kjo njė ndėr arsyet pse unė edhe nė kėtė moshė kam letėrkėmbime
me shkolla, me mėsues e nxėnės tė Sarandės.
Dua ta them me plot gojėn
se gjatė kėtyre 50 e ca vjetėve, qė kur shkeli pėr herė tė parė kėmba ime nė Sarandė, mendjen
dhe zemrėn e kam aty, nė atė qytet tė bukur buzė Jonit tė kaltėr, te njerėzit e tij tė mirė
qė mė dhanė kėnaqėsinė e punės dhe tė jetės, te ish-nxėnėsit e mi tė dashur qė mė kanė nderuar e respektuar jo vetėm
nė rininė e tyre, por edhe tani qė janė bėrė gjyshėr.
Edhe pse u linda nė katundin
Fterrė tė rrethit tė Sarandės e vendlindjen nuk mund ta shkėmbej me asnjė tjetėr, mė vjen mirė kur mė thonė dhe e pranoj si
njė nderim tė veēantė , se unė, gjithashtu, jam edhe njė qytetar i vjetėr i Sarandės, se ajo u bė vendlindja ime e dytė.
*
* *
Pėr ata qė do t’i
lexojnė kėto shėnime, veēanėrisht banorėt e sotėm tė Sarandės, por sidomos brezat e ardhshėm, ėshtė mirė tė dinė se nė ē’kushte
ka punuar shkolla fillore e qytetit nga ēelja e saj mė 1920 e deri mbas vitit 1940, pėr tė bėrė pastaj krahasimin me kushtet
e mira tė shkollave tė sotme dhe ende mė tė mira nė vitet qė do tė vijnė.
Kemi shkruar mė lart se
si e ku u ēel shkolla e parė shqipe nė Sarandė. Nė vitin shkollor 1922-23, me shtimin e fėmijėve, tė mėsuesve e tė klasave,
shkolla u vendos nė njė lokal tjetėr, nė njė barakė me themele muri, me faqe ēatma dhe tė mbuluar pėrsipėr me fletė eterniti.
Ndėrtesa qe ngritur nga ushtria italiane aty nga viti 1916.
Ndėrtesa e pėrdorur pėr
lokal shkollor ndodhej sipėr rrugės publike qė shkon pėr nė Limjon, pėrballė plazhit tė ri tė sotėm. Ajo u shkatėrrua gjatė
Luftės sė Dytė Botėrore dhe i mbetėn vetėm themelet prej guri. Nė vitet e pasēlirimit e deri tani ai truall shėrbeu si fushė volejbolli dhe si kėnd lodrash. Edhe barakat e tjera sipėr e anash shkollės
janė shkatėrruar e nė vend tė tyre janė ngritur ndėrtesa publike.
Shkolla e vjetėr e asaj
kohe ka pasur 8 dhoma, 6 pėr mėsim ( se shkolla ishte gjashtė klasėshe) dhe dy dhoma tė vogla, njėra pėr zyrė e tjetra pėr mjete mėsimore. Klasat ishin tė mėdha,
tė pėrshtatshme pėr mėsim, me dritare nga ana e detit dhe tė pajisura me orendi e mjete mėsimore. Korridoret nga ana e sipėrme dhe dhomat qenė me dysheme prej dėrrase dhe tė
ndriēuara mirė.
Oborri i shkollės ka qenė pėr nėnė rrugėn
publike, aty ku ėshtė ngritur fabrika e miellit e deri nė plazhin e ri. Oborri
ka qenė i rrethuar me tel-rrjete tė trashė. Nė tė ndodhej njė kėnd i thjeshtė
sportiv, me paralele, tra ekuilibri, gropė kėrcimi, ēezmė me ujė tė pijshėm etj. Nė oborr kishte edhe disa drurė tė lartė dekorativė.
Pėr oborrin e shkollės
kishte pėrkujdesje tė veēantė. Siē thamė, ai shėrbente dhe si kėnd sportiv, ku zhvilloheshin jo vetėm orėt e fizkulturės e
lodrat e ndryshme, por dhe manifestimet gjimnastikore me raste festash dhe nė fund tė vitit shkollor.
Edhe kopshti bujqėsor
i shkollės ka qenė i mirė dhe i pėrshtatshėm pėr tė zhvilluar programin mėsimor. Ishte i rrethuar me mure tė thatė prej guri
e me tel-rrjetė tė trashė. Nė tė gjeje tė mbjella lloje tė ndryshme pemėsh frutore, shumica ende jo nė prodhim. Brenda kopshtit
kishte dhe ēezma me ujė, qė pėrdoreshin kryesisht pėr vaditjen e tė gjithė sipėrfaqes sė kopshtit. Nė disa pjesė tė kopshtit
mbilleshin lloj-lloj perimesh, kryesisht pėr realizimin e detyrave mėsimore dhe konkretizimin e lėndėve tė ndryshme. Kopshti
shėrbente, kėshtu, edhe si njė qendėr e thjeshtė eksperimentale, ku zhvilloheshin vazhdimisht orė mėsimi.
Kopshti mbahej shumė mirė
nga nxėnėsit dhe nė tė punohej nė ēdo stinė. Me fara, vegla e pėrvojė ndihmonin edhe prindėrit. Sipėrfaqja e kopshtit ishte
goxha e mjaftueshme pėr konditat e njė qyteti si Saranda. Ai ndodhej kryesisht aty ku sot ėshtė ndėrtuar stadiumi i lojėrave
me dorė.
Pajisja e shkollės me
mjete mėsimore ka qenė e mirė. Kishim harta gjeografike, tablo tė ndryshme me
kafshė, bimė etj., vegla pėr gjeometrinė, mjete tė thjeshta pėr lėndėt qė lidheshin me fizikėn e kiminė ( kėto lėndė kishin emėrtime tė tjera, si Mėsim jete, Mėsim sendesh etj.).
Mėsimi zhvillohej me cilėsi
dhe kishte arritje tė lavdėrueshme. Kjo ishte meritė e mėsuesve tė kualifikuar, e nxėnėsve tė zgjuar e punėtorė, tė bazės
materiale qė konkretizonte shumicėn e temave mėsimore, si dhe tė ndihmės sė prindėrve
qė ishin shumė tė lidhur me shkollėn. Tė dhėnat tregojnė se qė nga viti 1928 e deri mė 1939, pėr tė cilat kam mė shumė njohje,
nxėnėsit e kėsaj shkolle qė vazhduan shkollat e mesme nė qytete tė tjera kanė qenė vazhdimisht tė dalluar.
Shkolla fillore e Sarandės
ka punuar kryesisht me sistem gjashtė klasa dhe zakonisht me njė mėsues pėr ēdo klasė, me disa pėrjashtime, kur numri i nxėnėsve ishte mė i vogėl dhe punohej edhe me sistemin dy klasa me njė mėsues. Nė vitet e para
ėshtė punuar me tekste e bazė materiale tė pa mjaftueshme. Madje mungonin dhe tekste. Shpesh nxėnėsit detyroheshin tė kopjonin
mėsimet, apo dhe tė mbanin shėnime me tė diktuarit e mėsuesit pėr temat e lėndėve qė nuk kishte libra. Gjithēka pėrballohej
me vullnetin e fortė tė nxėnėsve e mėsuesve.
Nė klasėn e parė, tė dytė
e tė tretė lėnda “Mėsim jete” ishte ajo rreth sė cilės zhvilloheshin shumica e mėsimeve pėr kėto tri klasa.
Klasat e katėrta, tė pesta
e tė gjashta kanė pasur programe tė veēantė dhe ēdo lėndė kishte emėrtimin e vet. Zhvilloheshin si orė me vete kėndimi, gramatika,
historia, gjeografia, gjeometria, mėsimi i natyrės, mėsim sendesh etj. Lėndėt e djathtėsive zhvilloheshin si orė mė vete nė
tė gjitha klasat, si vizatimi, kėnga, gjimnastika, puna e dorės etj. Edhe kėtyre u jepej rėndėsi e veēantė dhe pėrzgjidheshin
mė tė talentuarit, qė aktivizoheshin sidomos nė programet kulturore e sportive.
Shkolla mirėmbahej e pajisej
nga pesė pėr qindėshi mbi tė ardhurat vjetore tė Bashkisė. Kėto administroheshin nga njė komision qė emėrtohej “Komisioni
shkollor”. Ky pėrbėhej nga kryetari i Bashkisė si kryetar komisioni, sekretari i Bashkisė si sekretar dhe me anėtarė
drejtorin e shkollės, kryeplakun dhe dy prindėr arsimdashės, si nė shumicėn e shkollave tė vendit. Komisioni ndiqte
gjithė mbarėvajtjen e punės nė shkollė. Kėshtu, njė nga detyrat e tij kryesore, veē mirėmbajtjes e plotėsimit tė nevojave
tė shkollės, ishte dhe sigurimi i detyrimit shkollor, pėrgatitja e festave, ndihma ndaj tė vobektėve etj.
Detyrimi shkollor nuk
arrihej tė zbatohej plotėsisht. Disa nxėnės tė varfėr vazhdonin dy-tre klasė fillore dhe pastaj shkėputeshin dhe kryenin punė
tė ndryshme nė ndihmė tė familjes. E, megjithatė, shkolla fillore e Sarandės dallonte ndėr shumė tė tjera pėr vijimėsinė e
nxėnėsve nga klasa e parė e deri nė marrjen e dėftesės sė lirimit.
Disiplina, pastėrtia dhe
higjiena nė shkollė kanė qenė shembullore. Pėr to tregohej kujdes i veēantė. Gjimnastika e mėngjesit bėhej ēdo ditė, bėhej
pastrimi i dhėmbėve nė ēezmat e oborrit tė shkollės ēdo mėngjes, bėhej, gjithashtu, ēdo ditė kontrolli i pastėrtisė para fillimit
tė mėsimeve.
Nxėnėsve u kėrkohej tė mbanin veshmbathje
tė rregullta e tė pastra, ndėrsa pėr festa visheshin me uniforma kuq e zi.
Ditėt e festave kremtoheshin
me madhėshti. Festa mė e madhe me ceremoni tė veēanta ishte ajo e 28 Nėntorit, dita e flamurit. Nxėnėsit, tė veshur kuq e
zi, parakalonin nė rrugėt e qytetit e grumbulloheshin para Bashkisė e Nėnprefekturės , ku mbahej fjalimi i rastit pėr festėn.
Aty u ndaheshin llokume ose karamele tė gjithė nxėnėsve. Kur mbaronte ceremonia, qytetarėt shkonin pėr vizitė nė zyrat e kryetarit
tė Bashkisė apo tė Nėnprefektit.
Jeta kulturore e sportive
Nė qytetin e Sarandės nė vitet ’30 veprimtaritė kulturore,
artistike e sportive kanė qenė tė vakėta. Pothuajse mungonin institucionet lokale qė merreshin me kėto aktivitete.
Shkolla fillore e Sarandės,
Konvikti “Ēamėria” dhe disa intelektualė e qytetarė tė thjeshtė, nėn
drejtimin e mėsuesve dhe me mbėshtetjen e nxėnėsve, e kanė gjallėruar mjaft jetėn kulturore e sportive nė Sarandė nė kėtė
periudhė.
Aktivitete kulturore organizoheshin
zakonisht me raste festash, qofshin ato lokale apo kombėtare, historike apo fetare.
I pėrmendur ka qenė, pėr
shembull, grupi teatral i qytetit, i cili ka shfaqur para publikut sarandjot, por dhe nė Delvinė e gjetkė, disa drama e komedi
dhe ka pasur sukses. Tė tilla pjesė teatrale kanė qenė: “I mjeri djalė”, “Lulja e kujtimit”, “Karl
Topia”, “Besa” etj. Kėto pjesė jepeshin disa herė, se pėlqeheshin dhe kėrkoheshin nga populli.
Mbaj mend se nė dramėn
“Besa” rolet kryesore nė shfaqje i luanin: Vexhi Kollazi rolin e Demir Beut, Sokrat Ēala rolin e Zyberit, Llaqi
Mandi rolin e Fetahut, Samedin Osmani tė Merushes, unė tė Rexhepit e tė Validesė etj.
Tė gjithė aktorėt ishin nėpunės, me pėrjashtimin tim si mėsues, por edhe
drejtues i grupit. Siē shihet e mund tė kuptohet, rolet e femrave i luanin meshkujt, sepse pėr femrat quhej si turp tė luanin
nė pjesė teatrale. Fanatizmi nė atė kohė ishte i ndjeshėm jo vetėm nė zonat fshatare, por edhe nė qytet. Kjo bėnte qė femrat
tė mos kenė marrė pjesė si aktore nė asnjėrėn nga shfaqjet teatrale. Por rolit tė femrės ne burrat ia kishim marrė dorėn.
Siē theksova mė lart, edhe nė Pėrmet unė kisha luajtur rol femre nė shfaqjen qė dhamė para popullit.
Nė grupin teatral tė qytetit
merrnin pjesė dhe shumė tė tjerė. Nė varėsi tė dramave apo komedive qė luheshin, zgjidheshin dhe “artistėt” me
aftėsitė individuale pėr tė luajtur rolet. Midis banorėve tė Sarandės qė mė kujtohen, janė edhe Koēo Papagjika, Loni Gjika,
Belul Lesko, Muharrem Kardhiqi, Haxhi Sejko etj.
Vlen tė theksohet mbresa
e veēantė qė ka lėnė nė Sarandė e Delvinė shfaqja e operetės “Kriza shpik marifete”, e luajtur kryesisht nga mėsues
e nxėnės. Pjesa qe pėrgatitur si tekst e me muzikė nga i mirėnjohurit Neēo Muka, qė ndihmoi dhe pėr ta vėnė nė skenė. Ai ėshtė
bėrė i famshėm nė gjithė vendin si autor i shumė kėngėve himarjote, qė kanė mbetur e do tė mbeten nė fondin e artė tė kėngėve
popullore tė Jugut e tė mbarė Shqipėrisė. Me Neēon kisha miqėsi dhe na ndihmonte vazhdimisht nė pėrgatitjen e shfaqjeve artistike
tė nxėnėsve.
Shkolla dhe konvikti “Ēamėria”,
bashkėrisht, i organizonin shumė mirė dhe me kujdes tė veēantė aktivitetet kulturore-artistike e sportive. Ato, shumicėn a
rasteve, shfaqeshin para publikut tė gjerė, ku merrnin pjesė pothuajse tė gjithė
banorėt e Sarandės.
Pėrmendim nė mėnyrė tė
veēantė manifestimet shkollore nė mbarim tė ēdo viti mėsimor. Ato, zakonisht,
zhvilloheshin nė oborrin e shkollės, tė zbukuruar me flamurė rreth e qark e me portrete tė heronjve kombėtarė e tė Rilindėsve.
Pėrballė, si nė njė tribunė, qėndronin tė ulur nė karrige autoritetet mė tė larta vendore, si dhe mėsues, anėtarė tė komisionit shkollor dhe prindėr tė dalluar. Pastaj radhiteshin banorėt e Sarandės, qė
e prisnin manifestimin si njė ngjarje tė shėnuar nė jetėn e qytetit. Kjo dhe pėr arsyen se shikonin praktikisht se sa tė aftė
qenė fėmijėt e tyre tė jepnin shfaqje kaq tė bukura e tė demonstronin talentet nė disa fusha.
Krahas shfaqjes gjimnastikore
me ushtrime e lodra tė pėrgatitura me cilėsi tė lartė, interpretoheshin edhe
skeēe me dy e mė shumė persona nxėnės, bėheshin recitime, kėndoheshin kėngė, hidheshin valle etj. Pra, bėhej njė paraqitje
e plotė se ē’kishin mėsuar nxėnėsit gjatė njė viti shkollor nė disa nga lėndėt e mėsimit, por edhe jashtė tij.
Tė gjithė nxėnėsit pjesėmarrės
nė manifestimet shkollore visheshin me uniforma tė posaēme, si djemtė dhe vajzat, ndėrsa ata tė kėngėve e valleve visheshin
me kostume tė bukura popullore. Nxėnėsit qenė shumė tė pėrkushtuar pėr t’u pėrgatitur e pėr tė marrė pjesė nė manifestimet
shkollore. Mėsuesit, sipas aftėsive individuale, punonin gjatė gjithė vitit pėr kėto shfaqje. Evidentoheshin me kujdes dhe
si pas talenteve ata qė do tė recitonin, qė do tė kėndonin, qė do tė vallėzonin, qė do tė ushtroheshin nė paralele, nė kaluē,
nė traun e ekuilibrit, nė gropėn e kėrcimit, nė kala dibranēe e nė shumė lojėra tė tjera.