LAME XHAMA - MESUES I POPULLIT

Shkolla foshnjore

Home
Ne vend te parathenies
Fterra - vendlindja ime
Fisi Xhamaj dhe fėmijėria
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Ricelja e shkolles ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuci me mirepriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire

Shkolla foshnjore

 

Me zhvillimin e qytetit dhe shtimin e banorėve, lindi nevoja qė nė Sarandė tė niste jetėn edhe arsimi parashkollor.

Kėshtu, nė vitet 1931-32 u ēel pėr herė tė parė nė Sarandė edhe njė kopsht fėmijėsh, qė nė atė kohė emėrtohej “shkolla foshnjore”. Mėsuese edukatore ka qenė Vitori Ninka. Pati njė pėrkrahje tė gjerė hapja e kopshtit dhe arriti qė atė ta vijonin rreth 40 fėmijė.

Kopshti varej  nga drejtoria e shkollės. Ai u vendos nė njė barakė njėkatėshe me dy tė ndara, mė e madhja pėr dhomė mėsimi dhe mė e vogla pėr zyrė e mjete mėsimore. Mjedisi ishte i rrethuar me lule e gjelbėrim dhe mbahej pastėr. Shkolla foshnjore ndodhej aty ku sot ėshtė fundi i shėtitores buzė detit dhe ngrihet busti i patriotit  Hoxha Tahsin. Nuk ka mbetur asnjė shenjė nga e kaluara dhe vendin e kopshtit e ka zėnė lulishtja e bukur gjithė gjelbėrim. Kopshti pėr kohėn ishte i pajisur mirė, me tė gjitha orenditė, me mjete mėsimore dhe lodra pėr fėmijė.

Edukatore Vitoria ka qenė me arsim pėrkatės pedagogjik, e pėrgatitur mirė, punonte me pasion me fėmijėt dhe fitoi dashurinė  e prindėrve e tė fėmijėve. Ajo ndihmonte edhe shkollėn  nė pėrgatitjen e manifestimeve kulturore e sportive, sepse nė ēdo manifestim merrnin pjesė dhe fėmijėt e kopshtit. Ushtrimet gjimnastikore, lodrat, kėngėt, vallet e recitimet e tyre  pėlqeheshin shumė nga banorėt. Vitoria ka punuar edhe me vajzat e gratė e qytetit, sepse kishte ngritur kurse me to, sidomos pėr prerje, qepje e qėndisje.

Shkolla foshnjore i kryente me kujdes detyrat mėsimore dhe edukative dhe ndihmonte qė fėmijėt tė vinin nė klasėn e parė sa mė tė pėrgatitur. Ishte pa ushqim dhe  nė tė vinin kryesisht fėmijė tė prindėrve qė ishin nė gjendje tė mirė ekonomike. Fėmijėt visheshin mirė e pastėr, nė kopsht vinin me pėrparėse tė bardha dhe tė shoqėruar nga prindėrit, tė afėrmit apo dhe shėrbėtorėt , kur bėhej fjalė pėr familjet e pasura. Nė festa e manifestimet shkollore zakonisht pėrdornin kostume tė veēanta. Kur dilnin rrugėve tė qytetit, ashtu tė kapur pas njėri-tjetrit, ngjanin si flutura dhe tė gjithė i shikonin me simpati tė veēantė.

Vetėm pas Ēlirimit u krijuan kushtet e mundėsitė qė kopshtet e fėmijėve tė shtohen, u ēelėn tė rinj me drekė e pa drekė,  tė ndara nė grupe sipas moshės dhe me edukatore me arsim pėrkatės.

Rruga Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC god.2 sh.1 ap.2
Tel: +355 4 2234591 and +355 4 2320861  Cel: 0692154981
Tirana, ALBANIA