LAME XHAMA - MESUES I POPULLIT

Babai na la emer te mire

Home
Ne vend te parathenies
Fterra - vendlindja ime
Fisi Xhamaj dhe fėmijėria
Nė shkollėn shqipe nė Fterrė
Lufta e Vlorės dhe internimi
Nė Normalen e Elbasanit
Martesa
Mėsues nė Pėrmet
SARANDA
Konvikti "Ēameria"
Shkolla foshnjore
Pushtimi fashist
Kryemesues nė Konispol
Lufta Nacionalclirimtare
Konferenca Arsimore Lipe-Permet
Ricelja e shkolles ne Sarande
Midis miqsh e shokesh
Shtepia e Femijes
Konvikti i shtatevjecares
Nje vit ne Gjirokaster
Kuci me mirepriti
Ne Delvine
Pensionist
Leterkembime
Kujtime e mbresa
Babai na la emer te mire

Babai na la emrin e nderuar

 

Ishte koha e tronditjes nga themelet tė regjimit socialist. Babai, tashmė rreth 85 vjeē,  e ndiqte rrallė televizorin, se i lodheshin sytė, po radion e vogėl nuk e ndante nga dora. Dėgjonte dhe muzikė, po mė shumė lajmet. Dėgjonte dhe kėrcitjen e armėve nėpėr rrugė e lagje. Ai e ndjeu dhe e kuptoi se demokracia e vėrtetė po vinte. Po dhe i frikėsohej ndonjė lufte vėllavrasėse. Nuk ishte shumė i qartė pėr atė qė po ndodhte, nuk e kuptonte mirė sesi  po shkėrmoqej diktatura. Na thėrriste shpesh, na pyeste pėr zhvillimin e ngjarjeve, na thoshte tė ruheshim, tė ishim tė kujdesshėm.

Por kur u vendos pėrfundimisht sistemi demokratik, mendimi iu bė mė i kthjellėt. Ndaj, kėshilla e tij kryesore ishte qė ne tė radhiteshim me shumicėn, tė mbanim  anėn e demokracisė, tė pėrparimit e tė lirisė, siē kishte bėrė dhe ai gjithė jetėn.

Pikėrisht nė kėtė kohė tė trazuar, mė 10 dhjetor tė vitit 1992, babai ndėrroi jetė.

Ai u shua dalėngadalė, si ai kandili qė i shteret vaji nga dita nė ditė. U nda nga jeta si duke fjetur. Ne qė i qėndronim vazhdimisht te koka dhe i shėrbenim me pėrkushtim, atė natė menduam se kishte gjumė. Mbylli sytė, ngadalėsoi frymėmarrjen  dhe, pa thėnė mė asnjė fjalė, pa bėrė asnjė rėnkim, ra nė qetėsi, si nė njė ėndėrr tė pėrjetshme.

Nuk kaluan as tridhjetė minuta, kur...Mbaroi!...Ne na u duk e pabesueshme. Dhe s’kishim si ta besonim. Nė fytyrėn e tij tė ėmbėl ngjyrė rozė, tė rrethuar nga kurora e dendur e flokėve tė bardhė borė, nuk dalloje asnjė shenjė tė vdekjes. Pėrkundrazi, na dukej mė i bukur, mė fisnik, mė i heshtur...Madje dhe me njė buzėqeshje tė lehtė, sa qė mezi dallohej. Ndofta me kėtė pamje donte tė mos na pikėllonte, donte tė na thoshte mos u mėrzitni, se sapo i mbusha tė 86 vitet, se po iki nga kjo botė i lumtur, duke u lėnė tė gjithėve nė jetė, fėmijėt e mi, nuset, nipėrit e mbesat, stėrnipėrit e stėrmbesat...

Iu mblodhėm tė gjithė pranė rreth krevatit. Lotėt na rridhnin ēurg. Nipėrit e mbesat, pėr tė cilėt pėrgjėrohej deri nė ēastet e fundit, filluan tė qanin me zė. Por nė tė vėrtetė, asnjėri nga ne nuk e mbante dot hidhėrimin...

Nė ceremoninė e varrimit erdhėn gjithė bashkėfshatarėt, miq e shokė, ish-nxėnės e pėrfaqėsues tė organeve tė pushtetit e tė qeverisė. Iu bė nderimi qė meritonte. Telefonatat, telegramet e letrat e ngushėllimit vėrshuan nga tė katėr anėt e Shqipėrisė.

Po i mbyllim kėto pak radhė me telegramin e ngushėllimit qė i dėrgoi familjes sonė  Ministri i Arsimit tė asaj kohe, Ylli Vejsiu:

“Me vdekjen e Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama ju humbėt tė dashurin tuaj dhe  shokėt e miqtė, kolegun e tyre tė nderuar qė me dekada tė tėra me punėn e tij mėsimore e pedagogjike kontribuoi nė pėrmirėsimin e mėsimdhėnies dhe forcimin e shkollės sonė kombėtare. Veprimtaria e tij mėsimore dhe edukative do tė jetė shembull pėr mėsuesit e ardhshėm.

Pranoni me kėtė rast ngushėllimet tona nė shenjė respekti dhe mirėnjohjeje pėr figurėn e tij tė nderuar”.

Kanė kaluar rreth 16 vjet qė kur babai u nda nga ne. E ndjenim si njė detyrim tė ligjshėm dhe jemi tė kėnaqur qė mė nė fund pėrgatitėm dhe botuam kėtė libėr pėr jetėn e veprimtarinė e tij nė dobi tė shkollės dhe tė lirisė sė Atdheut.

Babai na ka rritur e shkolluar me vėshtirėsi, me punėn e tė ardhurat e njė arsimtari. Kėshtu qė nuk na la trashėgim ndonjė pasuri materiale e monetare. Por ne i jemi shumė mirėnjohės, jo vetėm se ka qenė njė baba i pėrkryer, por edhe  se na ka lėnė njė trashėgim mė tė madh e mė tė vyer, emrin e mirė e tė nderuar tė njė mėsuesi, edukatori dhe atdhetari tė shquar.

Rruga Medar Shtylla (Komuna e Parisit) pall. ABC god.2 sh.1 ap.2
Tel: +355 4 2234591 and +355 4 2320861  Cel: 0692154981
Tirana, ALBANIA